Lajmet e fundit

Winona Ryder, ish e dashura e dikurshme e aktorit të famshëm Johnny Depp, ka pasur disa komente pas akuzave që tani ish-gruaja e aktorit, ka ngritur karshi tij për abuzime fizike me të, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Ryder ka thënë se eksperienca e saj me aktorin, ishte totalisht ndryshe nga ajo që tani po thuhet për të.
Aktorja kishte qenë në lidhje me Depp gjatë viteve të 90-ta dhe kishte qenë e fejuar me të për tri vjet.
“Mund të flas për Depp vetëm bazuar në eksperiencën time, e cila ishte totalisht ndryshe nga ajo që është thënë deri më tani. Ai nuk ishte kurrë ashtu me mua. Asnjëherë abuziv me mua. Unë e njoh atë si një djalë të mirë, të dashur dhe të kujdesshëm i cili din t’i mbrojë shumë njerëzit që i do”.
44 vjaçarja Ryder ka thënë se spekulimet rreth Depp, i tingëllojnë shokuese dhe se ajo nuk e kishte parë kurrë aktorin të sillet dhunshëm me një person më parë.