Lajmet e fundit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar liderët e partive opozitare në një takim që do të mbahet të premten, më 31 korrik.
Klankosova.tv mëson se Aleanca do të marrë pjesë në këtë takim dhe do të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i partisë, Besnik Tahiri.
Në këtë takim do të diskutohet për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet më 6 gusht, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/haxhiu-fton-lideret-e-partive-ne-takim-ne-fokus-seanca-e-6-gushtit1/