21.08.2015 · përditësuar para 3998 dite1 min lexim
Për muaj të tërë, Departamenti i Shtetit Amerikan, ka qëndruar në përkrahje të shefes së tyre të dikurshme, Hillary Clinton, e cila vazhdimisht e ka përsëritur deklaratën, se nuk ka marrë e as nuk ka dërguar informata në e-mail-in e saj privat – të pasiguruar, një praktikë kjo që qeveria e ndalon.
Përderisa tani departamenti po gjen disa email-e publike që konsiderohen si të “klasifikuara”, ka deklaruar, se ato nuk janë prova të thyerjes së rregullave, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Kjo nuk do të thotë se ato informata ishin të klasifikuara kur, Clinton, kandidatja nga partia Demokratike për presidente në zgjedhjet e vitit 2016, i kishte dërguar apo marrë.
Mirëpo, disa ekzaminime të numrave, datave dhe natyrës së klasifikimit nga agjencia e lajmeve Reuters, kanë konstatuar se dokumentet e reja të përfshira në postën elektronike të Clinton, janë të mbushura me një lloj informacioni të qeverisë amerikane.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.