Lajmet e fundit

Ardian Gjini nga AAK ka folur për faktin nëse “krahu i luftës” bëri bashkë Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin si dy krerët e partive politike, që mbrëmë kanë firmosur një marrëveshje koalicioni parazgjedhor.
“Identiteti i të qenit ushtar I UÇK-së, shumë por jo shumica në PDK dhe AAK kanë këtë identitet dhe është shumë i fuqishëm. Tani a ka ndihmuar ky identitet që të arrijnë më shpejt Veseli dhe Haradinaj tek një marrëveshje?”.
“Nuk mund të quhet përcaktues ky identitet, gjithmonë njerëzit fillojnë të vlerësojnë një identitet kur i njëjti fillon të cenohet, unë besoj se nuk ka pasur asgjë më fisnike se me e kap pushkën”.
Gjini që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se “krahu i luftës” ka qenë një faktor për koalicionin me PDK-në, por jo faktor përcaktues.
“A ka ndihmuar ky identitet në krijimin e këtij koaliconi? Mendoj se po, por nuk ka qenë përcaktues”.
“Janë shumë arsye kur ndodh një gjë. Besoni se çka do që ndodh, nuk është një arsye, ka shumë rrethana.”.
Vendimi nuk ka qenë i lehtë as për AAK-në e as për PDK-në e as për Nisma për Kosovën por është marrë një vendim”.
Ai ka thënë poashtu se elektorati i AAK-së është një elektorat besnik.
“Mund të ju them se votuesi i AAK-së është votues besnik dhe është parë në periudha të ndryshme, është votues pro Haradinajt kryeministër”.
“AAK ka mbajtur dhe e ka shtrirë bazën e vet elektorale, zgjedhjet për parti politike I kemi fituar”.