Lajmet e fundit

Kris Jenner ishte në qejf dhe e buzëqeshur një ditë pasi e ka anuluar paraqitjen e premtuar në emisionin “Bacherlor in Paradise: After Paradise”, për shkak të asaj që ajo ka thënë se e kishte buzën e ënjtur.
Por Kris është parë të merrte pjesë në një aheng në Malibu të martën mbrëma dhe në buzën e saj nuk është parë asnjë fryerje, transmeton Klan Kosova.
Një ditë më parë ajo e anuloi paraqitjen e së hënës mbrëma në emision, duke thënë se e kishte buzën e zmadhuar dhe të ënjtur nga pickimi i ndonjë insekti, dhe për këtë shkak nuk mund të jetë prezente në televizion.