23.05.2019 · përditësuar para 2627 dite1 min lexim
Ditëve të fundit është raportuar se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Shefin e Inteligjencës së Serbisë, Bratisllav Gashiq.
Haradinaj ka mohuar ta ketë takuar ndonjëherë kryespiunin serb.
“S’e kam taku shefin e BIA-s. Kam dëgjuar kush është, ndoshta tjetër kush di më shumë. Unë nuk di çka të them për atë. Zakonisht i takoj ata të Kosovës, të Amerikës, këta që i kemi miq, jo të tjerët. Këta njerëz nuk më ka ra t’i takoj”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova pati raportuar në janar të 2018-ës për vizitën e Gashiq në Kosovë. Ai ishte pjesë e delegacionit të Aleksadër Vuçiq, ndërsa Policia nuk ka pasur dijeni se Gashiq kishte leje për të qëndruar në veri.
Gashiq në të djathtë të VuçiqitDetajet në kronikën më poshtë:
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.