Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur, Beyonce si duket dëshiron që fansat e saj t’I povokojë kohë pas kohe.
Ylli i hitit “The Drunk in Love” kishte refuzuar që të flasë për shtatzaninë e saj të parë për disa muaj me rradhë para se të fliste drejtpërdrejtë në TV dhe duket se këtë po e bën sërish.
Ajo ka postuar një fotografi ku shihet me një fustan të bardhë duke nxitur shumë reagime se ajo mund të jetë shtatzënë sërish pasi duket se ajo ka shtuar peshë dhe se po e fsheh barkun me një fustan më të gjerë, transmeton Klan Kosova.