Lajmet e fundit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shukri Buja, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se është qëndrim i Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës që të mos i përjashtojë zgjedhjet e përgjithshme sivjet.
"Sa i përket zgjedhjeve, është qëndrim i Konventës së PDK-së që të mund të shkojmë ne zgjedhje parlamentare këtë vit. Por ende nuk është pjekur qëndrimi i liderit të partisë lidhur me këtë çështje".
Ai ka deklaruar se qeveria nuk ka arritur që të përmbushë pritshmëritë dhe të kryejë detyrat e veta, njofton Klan Kosova.
"Po të kishim tjetër qeveri nuk do të neglizhohej demarkacioni dhe për dy vjet të mbetemi peng i tij. Në rastin e Ascociacionit, Gjykata Kushtetuese ka thënë se është shkelur kushtetuta".
Buja është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosoës nuk ka arritur që të përmbushë detyrimet që dalin nga koalicioni qeverisës.
"Ne kemi hyrë në partneritet gjithmonë me shpresën që LDK do të përmirësohet. E dimë mirë numrin e deputetëve të kësaj partie që kanë qenë për kalimin e marrëveshjeve. Sa i përket zhvillimit ekonomik, nuk mund të bëhet kjo punë me fjalë boshe, me kamuflime. Jugosllavia dikur e ka zhvilluar veten me borxhe dhe e dimë si ka përfunduar". /klankosova.tv