Lajmet e fundit

Paris Jackson është parë shumë e afërt me një mashkull misterioz – për të cilin Us Weekly ka konfirmuar se emri i tij është Tyler Green.
19 vjeçarja Jackson është fotografuar me Green në Australi gjatë Melbourne Cup, ku menjëherë lindën dyshimet se mes tyre ka një lidhje dashurie.
Vajza e Michael Jackson ishte parë edhe në storiet e Instagramit të Green ku shihej se të dy kishin udhëtuar me helikopter për të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe ishin larguar poashtu në të njëjten mënyrë.
Megjithatë një burim për Us Weekly ka bërë të ditur se mes tyre nuk ka një lidhje dashurie por janë vetëm miq, transmeton Klan Kosova.
Us ka konfirmuar se Jackson ka përfunduar lidhjen e saj me të dashurin, Michael Snoody që bashkë ishin për më pak se një vit.