Lajmet e fundit

Shkopinjët e "Selfies" janë kryesisht në trend, dhe tani janë nga më të pëlqyerat për të realizuar fotografi nga më të ndryshmet.
Selfie i cili po konsiderohet si më i miri gjatë vitit është ai i paradës Canal në Gay Pride e që është realizuar në Amsterdam.
Duke qëndruar mbi një “Flyboard” një platformë që pothuajse fluturon dhe me një veshje të marinarit duke përfshirë këtu edhe timonin e anijes, ky njeri me një buzëqeshje në fytyrë realizon selfie me turmat e njerëzve poshtë tij, transmeton Klan Kosova.
Festivalet e homoseksualëve janë të njohuar për skenat e tyre të mrekullueshme dhe për veshjet e tyre të çmendura, por kjo foto do të jetë e vështirë për t’u harruar.