Lajmet e fundit

Një punonjëse e një supermarketi pretendon se është fansja më e madhe e Justin Bieber – fle me një karton në të cilin është këngëtari.
Gabrielle Newton – Bieber, 22 vjeçare ka ndryshuar zyrtarisht mbiemrin e saj në mënyrë që ajo mund të pretendojë se janë të martuar.
Në gjashtë vitet e fundit, ajo ka bërë pesë tatuazhe të këngëtarit duke përfshirë edhe një nën gjirin e saj.
Ajo madje shpreson të ketë fëmijë me të.
Gabrielle ka çdo album, parfum apo çfarë do tjetër që ka emrin e tij në të, duke përfshirë edhe një garderobë, poashtu edhe muret e saj janë të mbushura me poster të yllit botërorë, transmeton Klan Kosova.
“Edhe shefi im tani më thërret Justin”, tha ajo.
“Unë gjithmonë e quaj Justin-in bashkëshorti im kur flas me njerëz”.
“Unë them “Më duhet të shkoj sepse bashkëshorti im është në televizion”.
“Ata mendojnë se kjo paksa është një lojë e ndyrë sepse ne nuk jemi të martuar – Por shpresoj se një ditë do të jemi”.
Kjo fanse asnjëherë nuk kishte të dashur duke u betuar se Justin është i vetmi njeri që do ta bënte atë të lumtur.
“Unë mendoj se Justin është i vetmi njeri për mua”.
“Unë asnjëherë nuk do të lidhesha me dikë tjetër përveç nëse dikush është kopje e tij”, tha ajo.
Kjo dashuri e Gabrielle-s për Justin Bieber ka nisur në vitin 2009.