05.05.2019 · përditësuar para 2624 dite1 min lexim
Këngëtarja e famshme, Jennifer Hudson, thuhet se e ka dhënë dorëheqje nga puna e saj, si pjesë e jurisë në kompeticionin “The Voice of UK”.
Këtë e tha për Daily Star një burim i afërt i këngëtares, transmeton Klan Kosova.
Ky burim tha se ajo e do dhe e vlerëson shumë kohën dhe eksperiencën në The Voice.
“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për Jennifer. Ajo dëshiron të vazhdojë punën e saj në “The Voice”, por ajo nuk mundet”.
Si duket këngëtarja e ka lënë këtë pozitë pasi ka angazhime jashtë The Voice.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.