Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të moshuar, rreth 70 vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren të enjten.
Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 11:36 të ditës së enjte, kanë pranuar një informatë për një rast ku një person është gjetur pa shenja jete, sipas ekipit të Urgjencës, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë ngjarje paksa misterioze, ka raportuar edhe gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu.
“Nuk ka ndonjë informacion zyrtar ende, por ka shumë të moshuar që janë nga Shqipëria, dhe ky mund të paraqet problem në identifikimin e të moshuarit”, u shpreh Salihu në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=OS-7dLV3F38
https://klankosova.tv/i-moshuari-gjendet-i-vdekur-ne-rruge-ne-prizren-policia-kerkon-ndihme-per-identifikimin-e-tij/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.