Dukesha e Sussex, Megan Markle, ka prodhuar tituj me udhëtimin e saj në New York ditë më parë.
Përveç agjendës së Dukeshës, njerëzit janë interesuar edhe për diçka tjetër, madje kanë shfaqur shqetësim nëse është e sigurt të udhëtohet me aeroplanë kur je shtatzënë sikur ajo.
Për këtë Reuters ka pyetur Dr. Jennifer Aquio që është edhe profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë.
“Për një grua shtatzënë e cila fluturon, shqetësimi është rreziku nga komplikimet derisa janë në bord. Shumica e komplikimeve ndodhshin në tremujorin e parë apo të tretë, por mund të ndodhin edhe në secilën fazë”, është përgjigjur Aquino, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka thënë se rreziku i grumbullimit të gjakut rritet të gratë gjatë shtatëzënisë.
Kështu që nëse ato planifikojnë të udhëtojnë gjatë, duhet të ndërmarrin masat e nevojshme: Të punë ujë sa më shumë, të vishen përshtatshëm dhe të ecin ose të bëjën zgjatje rregullisht.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.