Lajmet e fundit

Ndoshta seksi është gjëja e fundit që të vjen ndërmend kur je shtatzënë.
Megjithatë kjo më së shumti varet nga hormonet që lidhen me dëshirën seksuale, e që është tërësisht normale.
Por shumë çifte brengosen për sigurinë e bebes gjatë aktit seskual.
Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë janë tërësisht të sigurta, përveç rasteve kur shtatzënia ka komplikime, kane thënë ekspertët.
“Nuk ka pothuajse fare gjasa që seksi gjatë shtatzënisë të shkaktoj abort. Marrëdhëniet e rregullta nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënisë” ka thënë Mary Jane Minkin.
Megjithatë në qoftë se keni gjakderdhje, dhimbje të barkut apo të organeve intime pas seksit duhet të vizitoni mjekun.