Lajmet e fundit

Kur Angelina Jolie u nda nga Brad Pitt, ky i fundit u kthye sërish në vëmendjen e shumë grave gjithandej botës.
Por a është ai gati të ketë një lidhje të re dashurie?
“Ai nuk është duke kërkuar të ketë një lidhje dashurie tani, kur të jetë koha një gjë e tillë mund të ndodhë por mund edhe të mos ndodhë”, ka thënë një burim i afërt me Pitt, transmeton Klan Kosova.
“Ai është i fokusuar në atë që është më e rëndësishme për të tani, fëmijët e tij. Ai i adhuron ata dhe përpiqet në çdo mënyrë që t’I bëjë të lumtur ata”, ka vazhduar tutje ky burim.
Brad Pitt ishte i martuar me Jennifer Aniston, për tu ndarë me pas e bashkuar me aktoren Angelina Jolie me të cilën ishte bashkë për 11 vjet, transmeton Klan Kosova.
Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë gjashtë fëmijë për të cilët aktualisht kanë kujdestari të përbashkët.