Lajmet e fundit

A do të bëhet Diane Kruger nënë?
Kjo në fakt duket se ishte pyetja që i mundonte më së shumti njerëzit në Festivalin e Kanës 2018.
Pas paraqitjes së saj në këtë festival, shumë shpejt u përhapën thashethemet se aktorja e talentuar gjermane është duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin, yllin e “The Walking Dead”, Norman Reedus.
Sipas disa burimeve pranë aktores që kanë folur për New York Post, Kruger jo vetëm që po zgjedh rroba që janë shumë të gjera për të mbuluar rritjen e barkut por ajo edhe nuk po pi alkool, duke konsumuar vetëm ujë nëpër ngjarje të ndryshme.
"Ajo ka veshur veshje të gjera në tre ngjarje deri tani në Kanë dhe gjithashtu në Met Gala", tha një burim për Page Six, transmeton Klan Kosova.
Në të vërtetë, nëse analizohet stili i aktores në Kanë e cila njihet për veshjet e saj të ngushta dhe të tejdukshme, shihet se ajo ka kaluar në rroba shumë më të gjera, që lirisht mund të fshehin barkun në rritje.
Edhe në Met Gala që u mbajt më 7 maj, aktorja gjermane kishte veshur një fustan të gjerë me ngjyrë të kaltër.
Nëse këto thashetheme dalin të jenë të vërteta, ky do të jetë fëmija i parë për Kruger e cila më herët kishte qenë e martuar me aktorin dhe producentin francez, Guillaume Canet, që tash ka dy fëmijë me aktoren fituese të Oscarit, Marion Cotillard.
Norman Reedus ka një djalë me modelen e njohur, Helena Christensen, me të cilën u nda në vitin 2003 pas pesë vjetësh lidhje.
Diane dhe Norman që kanë luajtur bashkë në filmin “Sky” në vitin 2015 nisën lidhjen e tyre të dashurisë në fund të këtij viti.