Lajmet e fundit

Është pyetja që ka zgjuar kureshtjen e miliona fansave të showbizit: Kush është gruaja të cilës Beyonce i këndon në albumin e saj Lemonade, duke i referuar si “Becky me flokët e bukura”.
Thashetheme qarkulluan që nga Rita Ora e Rihana, për Taylor Swift, se këto ishin gratë me të cilat shkoi Jay Z, së cilës Beyonce iu referua në këngën Sorry, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo tani stilisti i Beyonce, që punon me flokët e saj, ka dhënë një përgjigje që askush nuk do ta priste.
Befasisht, stilisti i flokëve Anthony Pazos, ka thënë se teksti ishte shkruar për nënën e familjes Kardashian, Kris Jenner.
Ai thotë se vargu i kësaj këngë, nuk kishte të bëjë me tradhtinë, por me ndërlidhjen që çifti i famshëm kishin me atë grua.
