05.05.2016 · përditësuar para 3740 dite1 min lexim
Kadri Veseli kryetari i Parlamentit të Kosovës është i ftuar në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
Veseli i cili deri më tash është kandidati i vetëm për ta drejtuar Partinë Demokratike të Kosovës ka thënë se akoma ka kohë që për këtë post të kandidojnë edhe emra të tjerë.
“Ende nuk ka përfunduar gara për kryetar të PDK-së, ka kohë deri më 7 maj. I ftoj të gjithë anëtarët e partisë që të kandidojnë për këtë post partiak”.
Ndërsa ka treguar se si do ta rregulloj shtetin.
"Unë nëse arrij t’i krijoj vendit stabilitet e shtet ligjor, do ta quaj veten reformator".
Veseli ka thënë se mënyra e zgjedhjes së kryetarit të PDK-së është leksion i demokracisë edhe për partitë tjera.
“Unë e kam shpallur kandidaturën time individualisht, në mënyrë që gara të jetë e hapur edhe për të tjerët”.
“PDK-ja do të ndryshohet duke u zhvilluar çdo vit. PDK-ja është partia më e atakuar në vend, qeverisja jonë është shoqëruar me shumë probleme të njëpasnjëshme”.
“Partia Demokratike e Kosovës ka njerëz të jashtëzakonshëm që mund ta qeverisin vendin”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.