Debati i tretë i kandidatëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mes të Hillary Clinton dhe Donald Trump nuk ka kaluar pa momente tensioni – ashtu siç edhe ishte pritur.
Trump, pos tjerash, e quajti Clintonin “femër e ulët”, por duket se heshturazi Clinton ka bërë sharjen më të rëndë në debat e jo Trump, shkruan The Independent, përcjellë Klan Kosova.
Në një video të shkurtër të publikuar nga debati I brendshëm duket se Clinton ka lëvizur buzët duke formësuar fjalët “f**k you”, por që në të vërtetë nuk dihet a është ashtu.
Gjithsesi videoja është montuar edhe me disa zërave, ndaj tingëllon se vërtetë u thanë fjalët.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.