Lajmet e fundit

Lindsay Lohan ka pasur momente të këqija dhe të mira në jetën e saj.
Mirëpo, telashet duket që nuk kanë fund për aktoren 30 vjeçare, kësaj radhe në lidhje me të fejuarin e saj, Egor Tarabasov.
Pas disa publikimeve të saja në Instagram, ku thuhet që i fejuari i saj milioner nuk është kthyer në shtëpi, dhe ka kaluar natën me një prostitutë, duket se gjerat kanë marrë kthesë për të keqe, kështu Egor pas kthimit të tij në shtëpi ka ushtruar dhune ndaj Lindsay.
Një fqinj i çiftit ka bërë një video ku shihen çifti në ballkonin e shtëpisë së tyre duke u përleshur fizikisht, e në një moment Egor kap për fyti Lindasy, e cila kërkon ndihmë.
Ndërsa zyrtarë policorë kanë thënë që kanë shkuar tek ajo adrese pas një thirrje mirëpo kur kanë hyrë brenda nuk ka qenë askush.