Lajmet e fundit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një intervistë për prestigjiozen gjermane Bild, duke folur për rastin e Krimesë ka thënë se Kosova është e pavarësuar nga Serbia.
‘’Secili komb ka të drejtën e vetvendosjes sipas Kartës së OKB-së. Mund të merrni shembull Kosovën: Qysh atëherë u vendos që sipas instancave të OKB-së, Kosova mund të pavarësohet nga Serbia, duke bërë kështu që interesat e Qeverisë qendrore të Serbisë duhej të terhiqeshin. Këtë ju mund ta lexoni si dëshmi në të gjitha dosjet e dokumentacioneve madje atë edhe në gjuhën gjermane’’, ka thënë Putin për Bild, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë krahas kësaj Putin, la edhe një mesazh që të drejtat ndërkombëtare nuk duhet ndryshuar kurrsesi.
‘’Secili duhet ta mbështes e të respektojë atë që shkruhet në rregullat ndërkombëtare, e jo t'i ndryshojë ato sa herë kujt të i konvenojë’’.
''Kosova e ka shpallur Pavarsinë dhe e gjithë bota e ka pranuar. E cila ka qenë arsyeja e gjithë kësaj. Ishte gjithcka vendimi i Parlamentit, atje nuk kishte as referendum'' .