Lajmet e fundit

Karrierat e Lady Gaga dhe Taylor Kinney duket se janë arsyeja kryesore për ndarjen e çiftit.
Çifti që është fejuar në muajin shkurt të vitit 2015 është ndarë pas një romance pesë vjeçare derisa burime të afërta me të dy kanë thënë se oraret e tyre të ngjeshura kanë bërë që ata të kenë mosmarrëveshje dhe të arrijnë deri tek ndarja.
“Puna I mbante larg njëri tjetrit. Ai ishte në Chicago ndërsa Gaga gjithandej nëpër botë”, ka thënë një burim për revistën People, transmeton Klan Kosova.
Ata të dy nuk janë parë së bashku që një kohë të gjatë ndërsa ka më shumë se një muaj që këngëtarja e shumë hiteve nuk ka postuar asnjë fotografi të të fejuarit të saj në rrjetet sociale.
Javën e kaluara, në ditëlindjen e 35-të të Taylor, Gaga ishte parë pa unazën e saj të fejesës derisa ishte në Malibu.

Gaga e Kinney janë takuar gjatë xhirimeve të videoklipit të saj “You and I” derisa ajo kohë më parë në një intervistë kishte treguar se si kanë arritur të dy të mbajnë lidhjen e tyre në distancë.
“Ne nuk kemi asnjë rregull kur e telefonojmë njëri tjetrin. Ka ditë që nuk flasim fare ose ka kohë që ne flasim çdo ditë. Ai është në udhëtimin e tij të jetës dhe unë në timin. Ne jemi bashkë megjithatë, ne duhemi dhe kjo ka rëndësi”.