Seanca e Kuvendit të Kosovës sot filloi nën tingujt e këngës “Baresha” të Nexhmije Pagarushës.
Përveç zërit, në ekran u shfaq edhe klipi i këngës që u realizuar vetëm para 8 vitesh nga shteti si promovim i këngës që ekziston që nga vitet e 60-ta.
Por, Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, pati një kritikë kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, që vendosi ta nderoj kështu bilbilin e Kosovës.
Krasniqi ishte ministër i Kulturës në kohën e finalizimit të këtij klipi.
Ai përmes telefonit i tha Klanit se smund të flasë për arsyet e kërkimit per mostransmetim të klipit. Kjo me arsyetimin se projekti është inicuar e realizuar para se ky të ishte në detyrë, në periudhën 2011 - 2014
Ndryshe thotë paraardhësi i tij Lutfi Haziri, që ishte ministër nga prilli deri në tetor të vitit 2010. Ai tha se inicoi projektin, mirëpo e la të kryhet në kohën e Krasniqit.
Kronikë e gazetares Merita Neziri.
https://www.youtube.com/watch?v=C_98ZP0yHYI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.