Lajmet e fundit

Prania e Maria Bamieh në media, po e shqetëson EULEX-in.
Ky shqetësim ka shkuar deri aty, sa misioni evropian, që e ka paditur ish prokuroren britanike Maria Bamieh, tani po e kërcënon që të heshtë lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Londër.
Bamieh, që e akuzoi agjencionin e Bashkimit Europain me akuzat për korrupsion, thotë se telashet i lindën moti, veçse se fundi ato janë bërë më të mëdha.
Ndërkaq në EULEX po i hedhin poshtë krejt këto pretendime, transmeton Klan Kosova.
Përmes një komunikate, ata mohuan t’i kenë ndaluar ndokujt të flas për media, por kanë mohuar të publikohen pohime.
“Të gjitha palët e këtyre procedurave civile duhet të respektojnë dispozitat e Kodit Penal dhe të mbrojnë informatat konfidenciale”.
“Misioni është duke i ndjekur procedurat e duhura ligjore dhe do të sjellë rastin para gjykatës, e cila do të vendosë mbi këtë çështje”.
Ky kërcënim I EULEX-it, sipas Bamiehes, erdhi pasi ajo foli për Klan Kosovën një javë më parë, për bastisjen e zyrës së Task-forcës anti-korrupsion në EULEX, me urdhër të shefit të këtij misioni, Gabrielle Meuqi.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.