Lajmet e fundit

Këngëtari nga Shqipëria Bruno së fundmi ka publikuar një cover të këngës “Bagdat” e kënduar nga Ayla Çelik.
Me një kitarë e një ambient të errët, Bruno solli këngën turke në versionin më të mirë të mundshëm, njofton Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari publikon cover të këngëve të cilat i pëlqejnë.
“Tradhtare” ishte njëra prej tyre e kënduar nga Ramadan Krasniqi, por që Bruno e solli vetëm me kitarë dhe të kënduar në një formë pak më ndryshe.
Projekti i fundit origjinal nga Bruno, është “Ajo” të cilin e publikoi muaj më parë e me të cilin mblodhi miliona shikime në youtube.