Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka qenë duke “provokuar” fansat e saj për dasmën e saj me miliarderin australian, James Packer.
Ylli i muzikës pop duket se ia ka vënë syrin Tahitit në French Polynesia si një destinacion potencial të dasmës.
Një burim tha për Neë York Post se vendi është duke u shqyrtuar dhe se ai mund të përfshijë super jahtin luksoze të miliarderit, Arctic P.
Carey kohëve të fundit vazhdimisht ka ngacmuar fansat e saj për planet e saj për dasmën por që akoma nuk e ka konfirmuar publikisht një vend për dasmën e saj, transmeton Klan Kosova.
"Unë kam zgjedhur shumë gjëra që unë nuk mund ti them. Nuk do të jetë një dasmë e madhe por do të jetë e mrekullueshme..” ka thënë ajo.
Miliarderi i kishte propozuar këngëtares me një unazë diamanti 35 karat në muajin janar pasi ata kishin bërë publike lidhjen e tyre në muajin prill.