Lajmet e fundit
Derisa zyrtarë të shtetit ndalen në koncepte teorike, në media po qarkullon një letër në të cilën thuhet se Surinami ka vendosur ta çnjohë Kosovën dhe të forcojë marrëdhëniet me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një konferencë të thirrur për media ka thënë se shteti i Surinamit e ka tërhequr njohjen që i ka bërë mëvetësisë së Kosovës.
Veç deklaratës së Daçiq, në media po qarkullon një letër, që burimin e ka tek misioni i Surinami në Kombet e Bashkuara, sipas së cilës kjo gjë ka ndodhur.
Letra i drejtohet misionit të Serbisë në këtë organizatë dhe në të thuhet se Surinami ka vendosur ta çnjohë Kosovën, dhe të përtrijë marrëdhëniet me Serbinë.
Lidhur me këtë çështje, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashme të Kosovës kanë refuzuar të japin koment, duke u kufizuar në konceptin e mosekzistimit të këtij akti në marrëdhëniet ndërkombëtare.
''Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. Pra është shpifje'' ka thënë për klankosova.tv Jetlir Zymberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.