Lajmet e fundit

Këshilltari i Komunës së Kllokotit, Srxhan Belosheviq ka thënë se është sulmuar fizikisht nga kryetari i kësaj komune, Sreqko Spasiq.
Sipas Belosheviq kjo ngjarje ka ndodhur , para fillimit të debatit për punën e Komunës së Kllokotit.
"Ne ishim të ulur në koridor, kemi qenë duke pritur,me ç`rast kryetari papritmas e ka hapur derën dhe më ka sulmuar, më goditi në kokë, në nofullë. Atje ishin gazetarët, ka pasur 30 apo më shumë persona, kam dëshmitarë dhe e kam paraqitur rastin në polici ", tha Belosheviq për RTK2, transmeton Klan Kosova.
Në anën tjetër, numri një i Kllokotit mohon se e ka sulmuar me grushta Belosheviqin dhe pretendon se ka pasur vetëm incident verbal mes tyre
"Kjo nuk është e vërtetë, kjo është një gënjeshtër e Belosheviq. Në hyrje të ndërtesës ata janë përleshur me sigurinë" ka shtuar ai, raporton RTK2, përcjellë Klan Kosova.
Këtë rast e ka konfirmuar edhë zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
"Policia e Kosovës doli menjëherë në vend të ngjarjes .
Sipas dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes nuk ka pasur kontakt fizik, vetëm fyerje verbale ", tha ai.