Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për çështjen e Presidentit, konkretisht për ftesat që kryeministri Albin Kurti i bëri liderëve të dy partive opozitare.
Gjithashtu, me Tahirin do të flasim edhe kabinetin qeveritar të Kurtit, Buxhetin 2026, për vendimet e tjera të Qeverisë ‘Kurti 3’, si dhe për zhvillimet e fundit në AAK.
A i çoi ftesë Kurti, Haradinajt për çështjen e Presidentit?
A ka ende synime nga Haradinaj për postin e Presidentit?
A do t’i hyjë garës Besnik Tahiri për kryetar të AAK-së pas dorëheqjes së Haradinajt?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.