Lajmet e fundit

Diva e muzikës POP, Beyonce, së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të dytë, pasi po pret binjakë me burrin e saj Jay Z!
Por, gjinia e foshnjave që do të vijnë në jetë së shpejti, nuk është ende e ditur.
Kohëve të fundit, nëna e saj Tina Knowles, u pyet për binjakët e ardhshëm të vajzës së saj. “Është bekimi më i madh. Unë jam aq e emocionuar”.
Kur u pyet për seksin e binjakëve, Tina pretendoi se ajo nuk e dinte. “Do të isha e lumtur me çfarëdo që Perëndia më jep”, tha ajo për EXTRA, transmeton Klan Kosova.