Lajmet e fundit

Dhëmbët janë substanca më e fortë në trupin tuaj, dhe kështu duhet të jetë.
Gjatë dekadave, 32 dhëmbët tuaj të pjekurisë, përballen për çdo ditë me acidet dhe me ushqimet e forta, qe përbëjnë rrezik për ta.
Fillimisht, nga ekspertët e shëndetit oral ishte thënë që dhëmbët të lahen pas çdo vakti që merrni në ditë, dhe u është kërkuar që ta bëjnë të paktën 3 herë në ditë.
Mirëpo ky standard tani ka ndryshuar në Britaninë e Madhe, ku nga higjienistët oralë, kërkohet që t’i lani dhëmbët vetëm dy herë në ditë por t’i fërkoni mbi dy minuta, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.