Lajmet e fundit

Para se të niste kjo mbledhje, Kryesia e Vetëvendosjes mbeti edhe pa një anëtar, njofton Klan Kosova.
Driton Çaushi dha dorëheqje nga ky dhe të gjitha postet që ka mbajtur në këtë subjekt politik.
Arsyet për një vendim të tillë ai i theksoi në një letër dërguar Kryesisë të cilën e bëri publike.
Sipas tij, kriza brenda VV-së ka nisur në tetor të vitit 2016 dhe shton se për këtë është njoftuar rastësisht tek në mars të 2017-së.
Çaushi shton se ai ishte etiketuar si njeri i Dardan Molliqajt, duke u linçuar e sabotuar nga përkrahësit e Albin Kurtit, edhe me grafite denigruese në qytet dhe para shtëpisë së tij.
Kronikë nga Rilind Matoshi