Lajmet e fundit

Gazmend Muhaxheri i LDK-së dhe Taulant Kelmendi nga radhët e VV-së, përballen nesër për të parin e Pejës.
Mbi 120 mijë qytetarë të Pejës kanë të drejtë vote, ku fati i Muhaxherit dhe Kelmendit për kryetarin e kësaj komune është në dorën e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa në Klinë, Zenun Elezaj dhe Sokol Bashota garojnë për të marrë postin e udhëheqësit të kësaj komune.
Pos votuesve nga 12 tetori, të drejtë vote në këtë komunë tanimë kanë edhe 54 votues të rinj.
Gazetaret e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi dhe Blerina Doshlaku do të përcjellin nga afër procesin zgjedhor në këto dy komuna, por edhe në rrethinë.