Lajmet e fundit

Misioni evropian për sundim të rendit dhe ligjit, të cilit më 12 qershor i kalon mandati, do të qëndroj edhe pas kësaj date.
Pas bisedimeve përgjatë muajit të kaluar e veçanërisht pas vizitës së Federica Mogherinit në Kosovë, e cila ka thënë që EULEX duhet të vazhdojë, çështja për vazhdimin e mandatit të tij është intensifikuar, njofton Klan Kosova.
Kryeministri Isa Mustafa, ka deklaruar që ka pajtim se EULEX duhet të qëndrojë më tej , por se ende nuk është caktuar periudha kohore dhe as detyrat e reja të misionit.
Për me tepër, Mustafa ia tërhoqi vërejtjen ministrit Ljubomir Mariq, i cili ka thënë në një televizion serb, se antarësimi i Kosovës në Uefa e Fifa është vendim politik.
Kronikë nga Besnik Tahiri.