Lajmet e fundit

Sot në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova u diskutu në lidhje atë se a do t'i bashkohet NISMA, VV-së në formimin e Qeverisë së re.
Analisti Shkodran Rexhaj ësyhtë shprehur se kreu i NISMËS, po përgatitet që në zgjedhjet e ardhshme të ketë një vend në Listën e VV-së.
"Me sa po e shoh, z.Limaj kësaj radhe nuk po kalkulon vetëm për këtë mandat, mirëpo dëshira e tij është që të bëhet pjesë e një konsolacioni me Lëvizjen Vetëvendosje dhe në zgjedhje e ardhshme, në njëfarë forme, kësaj radhe të përgatisë një vend në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje", u shpreh ajo.
Ndërkaq, nëse kjo do të ndodhte, Agon Hana është shprehur se kjo do të ishte tradhti ndaj votuesve.
"Më shumë është vetëvrasje politike. Kosova momentalisht është nën sanksione dhe çdo kalkulim politik për parti politike, është vetjake, nuk je duke menduar për Kosovën".
"Nuk mund ta quaj tradhti, është tradhti ndaj votuesve, ai tradhton vetëm votuesve të cilët e kanë dhënë verdiktin e vet për këtë ndalesë të kësaj katrahure në Kosovë", u shpreh tutje ai.