Lajmet e fundit

Sot PD feston 25 vjetorin e krijimit. Pritja e organizuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në orën 17:30.
Burime nga selia blu bëjnë të ditur se një ftesë ka shkuar edhe për kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe kreun e FRD-së, Bamir Topi.
Lista e të ftuarve shkon në rreth 700 vetë, ndërsa ende nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre do të jetë i pranishëm në këtë ceremoni. /albeu.com/