Lajmet e fundit

Parashikuesja e fatit, Irini Kakacaj, ka treguar se çfarë do të ndodhë në vijim me treshen më të komentuar të ditëve të fundit, Bora-Donald-Beatrix.
Sipas saj, ka një lojë mes Beatrix dhe Donaldit, dhe se ky i fundit do të kthehet tek prezantuesja me të cilën ishte në lidhje për tri vjet më radhë.
Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, parashikuesja thekson se ata nuk e kanë përfunduar lidhjen e tyre, por ka ndodhur një keqkuptim që ka sjellë këto reagime, transmeton Klankosova.tv.
“Është futur në një bela, është i ngatërruar, por i ka sqaruar gjërat, do kthehet tek dashuria jashtë, do të bëjnë familje, është një djalë i prekur, është një djalë i paparë. Është me dashurinë e vjetër, është bërë një keqkuptim. Ai dashuron shpejt, ka frikë aty në shtëpi. Ata i kanë shpjeguar gjërat vetë njëri tjetrit, por është një djalë që ka lindur me fat”, tha ajo.