Lajmet e fundit

Bëhuni gati, sepse thuhet se Beyonce mund të performojë sonte në MTV Video Music Awards 2016!
MTV nuk ka bërë ende asgjë zyrtare, por këngëtarja 34 vjeçare ishte në prova sekrete për shfaqjen sipas Los Angeles Times, transmeton Klan Kosova.
Kjo nuk do jetë një gjë për t’u habitur duke ditur se Beyonce ka më së shumti nominime – 11 për albumin e saj të mahnitshëm “Lemonade”.
MTV Music Awards 2016 nis sonte në orën 21:00 në MTV.