Lajmet e fundit

Një peticion përmes të cilit bëhet thirrje për mbajtjen e një referendumi të dytë sa i përket anëtarësisë së Mbretërisë së Bashkuar në Bashkim Evropian ka marrë më shumë se një milion nënshkrime, pas votimit pro daljes nga BE-ja, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Peticioni do të diskutohet në Parlament pasi të ketë arritur 100,000 nënshkrimet e nevojshme.
Mbretëria e Bashkuar ka votuar pro daljes nga BE-ja me 52% vota për dhe 48% kundër, megjithatë shumica e votuesve në Londër, Skoci dhe Irlandën veriore kanë mbështetur qëndrimin në BE.