Lajmet e fundit

Ata janë bashkuar së fundmi pas një pauze dy vjeçare në lidhjen e tyre, shkruan Mail Online, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, duket se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth do të zyrtarizojnë gjerat duke u betuar për dashurinë e tyre këtë verë në Australi.
Sipas disa burimeve, ata do të martohen në plazh dhe prindërit e tyre janë duke i planifikuar të gjitha gjërat sa i përket dasmës.
Këngëtarja 23 vjeçare dhe aktori 28 vjeçar kanë filluar lidhjen e tyre në 2009.
Ata bënë publike fejesën e tyre në vitin 2012 dhe janë ndarë në vitin 2013.
Pas dy vitesh të ndarë ata u bashkuan serish vitin e kaluar, dhe Miley filloi të bartë unazën e fejesës sërish.