Lajmet e fundit

Momenti i pritur për tri vite erdhi.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta kenë nesër për herë të parë mundësinë ta votojnë projektligjin për Demarkacionin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë.
Shumë nga ata që ishin kundër, tash po deklarohen pro ujdisë, të cilës iu bashkangjit edhe aneksi i fundit i nënshkruar nga dy presidentët.
Votën kundër e paralajmëruan Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Por, të sigurta 23 vota janë nga PDK-ja. Këtë garancë e dha shefi i Grupit Parlamentar, Memli Krasniqi,
Avdullah Hoti tha poashtu se 27 vota të LDK-së janë pro por ky është i shqetësuar me koalicionin qeverisës.
Kronikë e zgjeruar nga Dibran Istrefi.