Lajmet e fundit

Ministrja e Integrimit Evropain, Dhurata Hoxha ka thënë se Kosovës po i ik treni për liberalizimin e vizave.
“Është me rëndësi të cekim se jo vetëm jemi vonuar, por treni po na ik pasi proceset e vendimarrjes në Bruksel, në institucionet e BE-së janë goxha të komplikuara”.
“Në rastin më të mirë, nëse ne edhe sot i plotësojmë kushtet, kushti kyc që është ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi - atëherë nevojiten, gjithmonë duke krahasuar me vendet që kanë marrë liberalizimin, nevojiten 6 muaj kohë për të hyrë në efekt”.
“Ne kemi pasur një opinion pozitiv në maj të vitit 2016 nga institucionet e BE-së që kanë thënë se me ratifikimin e marrëveshjes, Kosova e kishte marrë vlerësimin pozitiv që t’i jepet liberalizmi i vizave”.
Hoxha që ishte e ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ka progres të mjaftueshëm lidhur me liberalizimin e vizave.
“Ne tani duhet të dorëzojmë të dy kushtet e plotësuara. Ne kemi dorëzuar raportin e fundit disa ditë para vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker".
Por kur do të mund të lëvizin kosovarët lirshëm?
“Po të kishim lëvizur më herët, në fillim të vitit, atëherë afati optimal do të kishte qenë, ndoshta do të kishim arritur ta zëmë edhe qershorin, për hyrje në efekt".
"Por tani, duke pasur parasysh si veprojnë mekanizmat, institucionet e BE-së, duhet të jemi real dhe të parashikojmë që më së largu në fund të vitit, ky proces do të merrte fund dhe do të hynte në fuqi”.
Minstrja Hoxha ka folur edhe për migrimin - si një problem i shprehur në Kosovë dhe që ndërlidhet me liberalizimin e vizave.
"Migrimi ka qenë një brengë por Republika e Kosovës ka marrë masat dhe i ka vënë mekanizmat në efekt që janë në gjendje të kontrollojnë ndonjë potencial të mundshëm të migrimit".
"Kemi bërë mjaft shumë edhe në vetëdijësimin e qytetarëve se Kosova është një vend i sigurtë i origjinës, që dmth se kushdo që dëshiron të migrojë ose kërkojë azil në mënyrë ilegale në vendet e BE-së, s'do të mund ta bëjë një gjë të tillë dhe do të kthehet menjëherë dhe do ta rrezikojnë jetën e të tjera - pra nuk është më një opsion i tillë".