Lajmet e fundit

Ministri i Tregtisë Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq, ka thënë se Samiti i Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje më 17 maj, mund të riaktivizojë iniciativën dhe nënshkrimin e një marrëveshje për heqjen e roamingut për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Pasi Bullgaria mori udhëheqësin e BE-së, ata riaktivizuan iniciativën dhe kanë paralajmëruar se në samitin në Sofje mund të nënshkruhet një marrëveshje për shuarjen e roamingut, si dhe hyrjen në fuqi të një direktive evropiane që do të thotë se roaming do të shfuqizohet tërësisht” ka deklaruar Ljajiq, shkruan Blic, transmeton Klan Kosova.
Ljajiq megjithatë theksoi se nuk mund të konfirmojë nëse një gjë e tillë do të ndodhë.
Ai kujtoi se më parë kishte një iniciativë për heqjen e plotë të roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor, respektivisht pranimi i të ashtuquajturës “Direktivat e BE-së për Shkarkimin e Roaming”, të cilat tërësisht e hoqën roaming për anëtarët e BE.
Lijajiq gjithashtu ka folur edhe për një nismë tjetër për largimin e roaming, që ka të bëj me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne kemi nënshkruar një marrëveshje tre vjet më parë me Maqedoninë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi. Në atë kohë, Shqipëria ishte jashtë kësaj, dhe tani Kosova dhe Shqipëria duan të hyjnë në këtë marrëveshje për shfuqizimin e roamingut në Ballkanin Perëndimor dhe gjashtë ekonomive të këtij rajoni " ka deklaruar Ljajiç.