Derisa numërimi i votave të Referendumit në Britaninë e Madhe, për qëndrimin apo largimin e britanikëve nga Bashkimin Europian, ka filluar, kampi që udhëheqë është ai pro largimit, njofton Klan Kosova.
Sipas numrave të BBC-së, afër 161.000 vota janë pro largimit, ndërsa afër 158.000 vota janë pro qëndrimit në Unionin Europian.

Edhe CNN raporton se ata që janë për t’u larguar po udhëheqin deri më tani 50.50 për qind.
Megjithatë për rezultatin përfundimtar ende është herët sepse kanë mbetur edhe votat e 377 qendrave të vendvotimeve për t’u numëruar.
Sipas sondazheve, Britania qëndron në BE
Sipas rezultatit të një sondazhi online realizuar me 5000 persona nga YouGov, Britania e Madhe do të qëndrojë në Bashkimin Europian, duke fituar kështu ata që votuan pro qëndrimit me 52 për qind, kundër atyre që ishin për largimin nga BE-ja, që kanë marrë 48 për qind, shkruna BBC, përcjellë Klan Kosova.
Madje lideri i UKIP-it, partisë së ekstremit të djathtë dhe pro largimit nga BE, Nigel Farage, e ka pranuar humbjen dhe ka thënë për Sky News se “duket që ata që ishin pro qëndrimit kanë fituar për pak”.
Rezultatet zyrtare, të cilat duhet të dalin në mëngjesin e së premtes, do të jenë një pikë kthese në relacionet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.
Nëse Britania bëhet vendi i parë që lë BE-në do të jetë kjo çarja e parë për organizatën 28 anëtarëshe.
Ndërsa vota pro qëndrimit, sipas BBC-së nënkupton që Britania duhet edhe më shumë të afrohet me Unionin.
Përkundër sondazhit, rezultatet e para preliminare pritet të dalin pas mesnate dhe ende asgjë nuk është e qartë, pos që rezultati do të jetë shumë i afërt.
Komentatorët dhe analistët kanë thënë se vota që do ta përcaktojë rezultatin final do të jetë e të pavendosurve dhe e jo ajo e dy krahëve – pro qëndrimit apo atij kundër daljes.
klankosova.tv