Lajmet e fundit

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ka folur për rrezikun e kthimit të vizave për shqiptarët, për shkak të numrit të lartë të kërkesave për azil nga shqiptarët në vende të ndryshme europiane.
Xhafaj tha në "Opinion" se shteti francez në ditët e sotme nuk e ka si problem fluksin e azilantëve shqiptarë.
Sipas tij, ky problem nuk ekziston më as për Holandën, Gjermaninë dhe Belgjikën.
Ai theksoi se nuk ekziston aspak rreziku i vendosjes së regjimit të vizave për shqiptarët, duke shprehur siguri dhe vendosmëri në këtë deklaratë.
Më poshtë video: