Lajmet e fundit

Votimi i Britanisë për dalje nga BE-ja, ka ndezur shkëndija tek liderët e partive të djathta nëpër Evropë, për referendum tek shtetet tjera anëtare, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Nga “Brexit” në “Frexit”: Ka ardhur koha që të fusim demokracinë edhe në shtetin tonë. Francezët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin!” ka deklaruar politikanja franceze Marion Marechal Le Pen.
Politikani holandez, i cili mban qëndrime kundër imigrimit, Geert Wilders, ka thënë që Holanda meriton një “Nexit”.
Ndërsa analistë të politikave të Bashkimit Evropian kanë thënë që Brexit do të ketë një efekt domino që kërcënon organizatën si tërësi.