Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Eddie Redmayne, Hannah e ka ndaluar atë që të kuptojë gjininë e fëmiut të palindur.
Ylli i “The Theory of Everything” ka pranuar se ai është shumë kurioz për të zbuluar nëse fëmija i tyre do të jetë një vajzë apo një djalë, por për fat të keq bashkëshortja e tij nuk e ka lejuar këtë.
Aktori 34-vjeçar po ashtu pranoi se ai nuk ishte në pozitë për të argumentuar me gruan e tij pasi sipas tij "ajo vesh pantallonat”, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për këtë në qilimin e kuq të Oscar natën e kaluar, ai tha se gjinia e fëmijës së tij do të jetë surprizë.
Ai shtoi gjithashtu i kënaqur se gjinia e fëmijës së tij që po vjen në jetë është sekret pasi sipas tij kjo është një nga befasitë më të mira në botë.
Redmayne ka deklaruar gjithashtu se janë duke u këshilluar me libra të ndryshëm për faktin e të qenit prind por sipas tij kanë blerë aq shumë libra dhe janë aq të zënë sa nuk kanë pasur kohë as ti lexojnë këshillat për prindërit e rinj.
Çifti janë martuar vitin e kaluar.