Lajmet e fundit

DJ Khaled me të vërtetë dëshiron të marrë në shtëpi kurorën për këngën e verës, pasi publikoi “I’m The One” në fillim të këtij viti, dhe tani duke u kthyer me “Wild Thoughts” së bashku me Rihanna, Bryson Tiller dhe soli kitarë nga “Maria Maria”.
Pjesa më e mirë e kësaj kënge dhe klipi është padyshim Rihanna, sepse Rihanna është gjithmonë pjesa më e mirë e gjithçkaje që ajo prek, transmeton Klan Kosova.
Përveç muzikës e cila është jashtëzakonisht e mirë, ajo që bie në sy është pamja e këngëtares e cila është shfaqur krejtësisht në një stil veror.