06.05.2016 · përditësuar para 3739 dite1 min lexim
Ministri Blerand Stavileci dhe analisti Bajrush Morina, kanë qenë të ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës.
Stavileci e Morina kanë folur për konventën e Partisë Demokratike të Kosovës që do të nisë të mbahet nesër.
Analisti Morina tha se: “Veseli është, ka qenë, dhe do të jetë kryetar i kësaj partie”.
“Ai e ka menaxhuar në forma të ndryshme, është bërë pjesë legale pas përfundimit të drejtimit të SHIK-ut, hyrja e tij në politikë, ose marrja e drejtimit të PDK-së nuk përbën ndryshim, nuk ka diçka të re në menaxhimin e PDK-së, pasi që në fakt Veseli është jo vetëm mik i Thaçit, por bashkëpunëtori më i ngushtë i tij”.
“Në këtë kuadër, nuk mendoj që do të ketë ndryshime, por do të jetë një vazhdimësi e lidershipit të Thaçit”.
Morina madje tha se Veseli nuk do ta mbajë Partinë Demokratike të Kosovës si të parën.
“Nuk mendoj që Veseli do ta mbajë PDK-në të parën, në vazhdim do të shohim që në PDK do të ketë pakënaqësi sepse vetëm Thaçi ka mundur ta menaxhojë këtë parti. Vetëm ai ka mundur t’i durojë katër humbje rend, Veseli në një rast eventual të humbjes së partisë, nuk do të mund ta përballojë presionin e brendshëm”.
Stavileci tha se Veseli dhe Thaçi kanë ngjashmëri, por ata sipas tij kanë edhe dallimet dhe veçoritë e veta.
“Nëse nga një anë themi që kanë pasur ngjashmëri, atëherë ata kanë edhe dallimet dhe veçoritë e tyre”.
“Ai edhe dje tregoi se do të ketë një përqendrim më të madh tek agjenda ekonomike, duke u nisur me një dozë goxha të madhe të një vetëkritike që nuk është atribut që e shoh tek liderët tanë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.